KSHZ: Votime te qeta, jehona 44 per qind
Albeu.com
Nga 88 vendvotime të numëruara nga gjithsej 123 në 5 Komuna jehona e votuesve deri në ora 16 sipas KSHZ-së ka arritur në 44.38%. Kryetari i KSHZ-së Aleksandër Novakovski tha se në 3 vendvotime në Komunën e ...... Çuçer-Sandevës procesi zgjedhor të vazhdojë deri në ora 20 për shkak se materiali zgjedhore kishin arritur me 1 orë vonesë.
“Në Dollnen dalja deri në ora 16 është 49.48%, Zelenikovë 61.14%, Mavrovë-Rostushë 31.95%, Studeniçan 39.05 % dhe Çuçer Sandevë 57.18%. Deri në këtë moment KSHZ-ja nuk ka pranuar asnjë parregullsi zyrtare, do të thotë se parregullsi nuk janë shënuar në të gjitha vendvotimet në këto 5 Komuna.”, tha kryetar i KSHZ-së, Aleksander Novakovski.
VMRO-DPMNE garoi me BDI-në, partnerin e saj në qeveri, në Dollneni dhe Mavrovë-Rostushë, ndërsa në Zelenikovë, VMRO –DPMNE ishte në balotazh me një kandidat të pavarur. BDI në balotazh ishte me kandidatin e Partisë për Ardhmëri Evropiane në Studeniçan, ndërsa në Çuçer Sandev në balotazh ishin një kandidat i pavarur dhe kandidati nga partia radikale serbe. (alsat)
Shtuar më 20/04/2009, ora 04:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori