KSHZ vërtetoi pamjet e fletëvotimeve
Albeu.com
Nënkryetari Subhi Jakupi kërkoi që në gjithë territorin e Maqedonisë emrat e bartësve të listave të shkruhen në 2 gjuhë. Ai kërkoi që fletëvotimet të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe gjuhën e bashkësisë etnike me të cilën është deklaruar bartësi i listës.Kjo u kundërshtua nga anëtarët e komisionit me pretekst se nuk kemi ligj për gjuhët dhe se shkelen standardet ndërkombëtare. Anëtari tjetër shqiptar abstenoi. Me këtë u shkurtohet e drejta shqiptarëve që jetojnë në viset ku ata nuk janë shumicë apo mbi 25 %.

“Intenca ime është që të implementohet neni 93 pika 3 me të cilën në të gjithë territorin e Maqedonisë duhet përveç gjuhës maqedonase të përkthehet edhe në gjuhën e përkatësisë etnike me të cilën është deklaruar bartësi i listës me të cilën duhet të përkthehet në gjuhën e tij dhe partia me të cilën kandidohet”, tha nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi.

“Pajtohem me gjithçka që u diskutua; se kjo çështje duhet të shihet në kontest të Kushtetutës dhe Kodit zgjedhor. Edhe në Kushtetutë edhe në Kodin zgjedhor është e përcaktuar qartë, dhe intenca është edhe në nenin 94 pika 4 që në komunat ku të paktën 20% e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase fletëvotimet për zgjedhje shtypen përveç se në maqedonisht, edhe në gjuhën që flasin ata qytetarë. Pra kjo është plotësuar në të gjitha fletëvotimet”, u përgjigj kryetar i KSHZ-së Jovan Josifovski.

“Gjatë zgjedhjeve parlamentare kjo dispozitë ligjore e Kodit zgjedhor, përmbajtja e së cilës ka të bëj me përdorimin e gjuhëve të përfaqësuesve të bashkësive të tjera etnike vlen vetëm për ato komuna ku ka 20 % përfaqësues të bashkësive tjera etnike”, tha anëtarja e KSHZ-së Tanja Alltanxhieva.

“Bëhet një shkelje drastike e Kodit zgjedhor sidomos nenit 93 pika 3 ndërsa argumentet të cilat ata përmendin pikën 4 është diçka tjetër e cila vlen vetëm për komunat në të cilët është plotësuar kushti i 25% të bashkësive të tjera etnike dhe aty nuk ka asnjëfarë dileme dhe nuk ka problem”, theksoi Jakupi.

KSHZ ka dhënë pëlqim edhe për akreditimin e vëzhguesve të huaj dhe vendas. Deri tani janë akredituar rreth 200 vëzhgues të huaj përfshi edhe OSBE dhe dhjetëra gazetarë të mediave të huaja. Afati për dorëzim të akreditimeve skadon më 26 maj. (Alsat)
Shtuar më 21/05/2008, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori