Numërohen 87% të votave: LSDM 36,27%, VMRO-DPMNE 34,89%, BDI 11,37%, ASH-AA 8,67%
Nga votat e numëruara prej 3.023 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 87 përqind të fletëvotimeve, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM "Mundemi" prin me gjithsej 36.27 përqind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 34.89 përqind.

Nga të dhënat e publikuara jozyrtare nga KSHZ, për BDI-në kanë votuar 11.37 përqind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 8.67 përqind, për "Të majtën" 3.93 përqind, PDSH 1.42 përqind, për Integra 1.34 përqind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 përqind.
Shtuar më 16/07/2020, ora 01:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori