KSHZ i Maqedonise shpall rezultatet e para
Pëlqej
Albeu.com
Sipas Komisionit Shteterore te Zgjedhjeve ne rrethin e dyte te zgjedhjeve te mbajtur ne gjithsej 57 komuna jane zgjedhur gjithsej 55 kryetare. Rezultatet zyrtare do te shpallen brenda 3 diteve.Koalicioni qeveritar maqedonas i udhehequr nga LSDM-ja ka fituar ne 24 komuna. Koalicioni opozitar maqedonas i udhehequr nga VMRO-DPMNE ka fituar ne 17 komuna. Bashkimi Demokratik per Integrim ne 7, VMRO Popullore ne 3, kolacioni opozitar shqiptar PDSH-PPD 1 ndersa kandidate te pavaruar kane fituar ne 3 komuna.

BDI ka fituar ne keto komuna:
Struge - Ramiz Merko
Tearce - Rami Qerimi
Diber - Argetim Fida
Likove - Beqir Saqipi
Haracine - MUzafer Bislimi
Vrapcishte - Esat Sallai
Gostivar - Nevzat Bejta

PDSH-PPD ka bojkotuar zgjedhjet por kandidati Qenan Aliu dhe aktivistet e ketij koalicioni ne Zheline nuk kane respektuar vendimin e partise dhe kane votuar duke fituar keshtu edhe vendin e kryetarit te komunes. Per kete PPD-ja ka deklaruar se do te marre masa ndaj atyre qe nuk kane respektuar vendimin e Kryesise Qendrore per bojkotomin e raundit te dyte te zgjedhjeve.

Ne rrethin e pare te zgjedhjeve ishin zgjedhur edhe 18 kryetare komune.
LSDM-ja fitoi ne 11 komuna, VMRO-DPMNE-ja ne 1, BDI-ja ne 3, PDSH-PPD-ja ne 1 dhe ne nje komune kandidat i pavaruar.

BDI ka fituar ne keto komuna:
Bogovine - Nevzat Elezi
Zajaz - Rufat Huseini
Osllomej - Sanije Sadiku

PDSH-PPD ka fituar ne kete komune:
Saraj - Imer Selmani

Sipas kesaj, BDI-ja ka fituar ne gjithsej 10 komuna, ndersa PDSH-PPD-ja ne 2 komuna.

Rezultatet zyrtare do te shpallen brenda 3 diteve.
Shtuar më 28/03/2005, ora 17:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori