Këshilli i Sigurisë, Tahiri s'guxon të cekë me gojë Metën, i sulet Nishanit
Saimir Tahiri duket të jetë shënjestra kryesore e kërkesës së Ilir Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë për mos arrestimin e Klement Balilit, megjithatë, kreu i Ministrisë së Brendshme e ka Metën në fjalimin e tij ku ceku edhe këtë çështje.

Gjatë fjalimit të mbajtur sot kur u bë Analiza Vjetore e Policisë së Shtetit, Tahiri ka shmangur fare faktin se thirrjen për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e bëri Meta duke iu sulur vetëm Presidentit të Republikës.

"Këto ditë po çuditet publiku me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty.
Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i painformuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuatë (politike ose jo) nuk do më ndalonte kurrë mua – dhe aq më pak Policinë e Shtetit – të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm, të pabarabartë e të paprekshëm nga askush"., - tha ai duke shtuar se Balilë e Balila mund t’i kenë ende ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë.

Kjo nismë e Metës duket se do të acarojë marrëdhënien e nderë mes aleatëve të majtë në qeverisje, nisur edhe nga fakti se tashmë janë duke u diskutuar një serë çështjesh të rendësishme siç është zbatimi i Reformës në Drejtësi, Kodi Zgjedhor, etj. /Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori