Këshilli Bashkiak i Fierit i jep titullin "Qytetar Nderi" Dritëro Agollit
Ditën e sotme këshilli Bashkiak i qytetit të Fierit i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes shkrimtarit Dritëro Agolli si dhe vendosi që biblioteka e qytetit të mbajë emrin e Dritëro Agollit.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli u nda nga jeta para pak ditësh në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vite të jetës i ka kaluar në këtë fshat, ku në moshën 9 ¬vjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare./albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori