KS shqyrton sot raportin per Kosoven
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar shqyrton sot raportin tremujor për zhvillimet në Kosovë të Seretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun pritet t'u bëjë apel të gjitha palëve që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për rikonfigurimin e UNMIK-ut.Autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, sepse Kosova tashmë është e pavarur, nga ana e tij sekretari Ban Ki Mun thotë se misioni ndërkombëtar vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm përballë realitetit të ndryshuar –shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në senacën e sotme, përveç pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe ato rotative me mandat dy vjeçar, si Austria, Burkina Faso, Kosta Rika, Kroacia, Japonia, Libia, Meksiko, Turqia, Uganda dhe Vietnami. Kosova përfaqësohet në këtë takim nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.
Shtuar më 17/06/2009, ora 15:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori