KS, Projektrezoluta e peste per Kosoven. Negociata pa kushte dhe pa afat real
Albeu.com
Mbetet e paqarte nese ky draft do te thote edhe heqje dore nga projekti i Ahtisarit, por duket se kerkesat e Serbise per fillim te negociatave te reja, te pakushtezuara dhe te paafatizuara, jane te perfshira.Sipas burimeve diplomatike perendimore, se shpejti ne Keshillin e Sigurimit paraqitet projektrezoluta e peste per Kosoven. Gazeta "Zeri" citon burime diplomatike se kjo projektrezolute therret Prishtinen dhe Beogradin per negociata pa kushte, Bashkimin Europian ta emeroje ICR-ne dhe te vendose misionin civil ne fushen e sundimit te ligjit, largimin e UNMIK-u pas 120 ditesh, kurse pas kesaj periudhe, - siç thuhet ne projekt rezolute - nuk do te kete zbatim te planit te Ahtisarit. Mbetet e paqarte nese ky draft do te thote edhe heqje dore nga projekti i Ahtisarit dhe anulim i bisedimeve te deritashme te zhvulluara ne Vjene, por duket se kerkesat e Serbise per fillim te negociatave te reja, te pakushtezuara dhe te paafatizuara, jane te perfshira. Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica paralajmeroi dje se qeveria e Serbise insiston qe te filloje procesi i ri i negociatave, i cili do te udhehiqej me mandatin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe me ndermjeteseues te ri.
Shtuar më 04/07/2007, ora 17:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori