KS pa qëndrim rreth trazirave të 17 marsit
Albeu.com
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së nuk i harmonizuan qëndrimet rreth raportit për trazirat e 17 marsit, në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kosovë, lajmërojnë agjencitë.

Ambasadori rus Vitalij Çurkin, pas konsultimeve të mbyllura, deklaroi se raporti ka treguar qartë se bëhet fjalë për "vendim të gabuar të udhëheqësisë së UNMIK-ut të ndërmarrë forcë të panevojshme".

Sipas tij, "ka ekzistuar shpresë se situata me durim do të mund të zgjidhej në mënyrë të qetë", por për shkak të "vendimit të shpejtuar dhe provokativ" ka pasur pasoja në të cilat një polic i UNMIK-ut humbi jetën.

Kuvendi vendosi që përmbajtjen e debatit t`ia transmetojë sekretarit të përgjithshëm i cili "në afat prej disa ditëve" për këtë do të lëshojë kumtesë. /Makfaks/
Shtuar më 07/08/2008, ora 16:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori