KS i OKB-se debaton per Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të debatojë për raportin për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun, i cili përmban një plan për rikonfigurim të UNMIK-ut.
"Seanca është caktuar për të mërkurën në mesditë", konfirmoi për mediumet serbe, këshilltari ministror në misionin e Kostarikës në KB, shteti kryesues me KS-në në nëntor.
Diplomatët perëndimor për burimet e njëjta konfirmuan se sot në Nju-Jork do të mbahen një varg takimesh, në të cilat, mes tjerash, duhet të harmonizohet edhe teksti i kumtesës, me të cilën KS-ja "do ta përshëndes" raportin e ri të Ban Ki Mun-it. Kjo do të interpretohej si shenjë për fillimin e rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe shtrirjes së Euleks-it.
Serbinë në seancën e KS-së do ta prezantojë shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq i cili do të kërkojë të mbështetet raporti prej gjashtë pikave i Ban Ki Mun.
Në Nju-Jork do të shkojë edhe shefi i diplomacisë së Kosovës Skender Hiseni, i cili në emër të Prishtinës do ta hedh poshtë planin prej gjashtë pikave të Ban Ki Mun-it. (Makfaks)
Shtuar më 26/11/2008, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori