Kryqin e prene malazezë të paguar
Albeu.com
Ekstremistë nga fshati Vrakë i Malësisë së Madhe, sharruan kryqin e Bushatit. Hetimet kanë zbuluar se veprimi vandal mbi një nga tre kryqet e vendosura në kodrat rreth komunës së Bushatit është vepër e porositur e shërbimeve sekrete të Unionit Serbi-Mali i Zi, SDB, pasardhësja e te famëkeqes UDB.Këta të fundit kanë frymëzuar, orientuar, instruktuar dhe përdorur një celulë të tyre, të përbërë me ekstremistë nga fshati Vrakë, duke shfrytëzuar pikërisht ditën e Kurban Bajramit si dhe vizitën e presidentit të vendit tonë Alfred Moisiu. Burimet e gazetës pohuan dje se për dhunimin e kryqit mbi kodrën e “Zef Janit” në Bushat janë shoqëruar deri tani 12 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mirëpo burimet sqaruan se, loja është organizuar nga shërbimi sekret serb, i cili ka përdorur një celulë agjenture, me kodin “Bratsvo Jedinsko”. Të paktën pesë persona kanë marrë pjesë në sharrimin e kryqit. Sipas dëshmive të mbledhura nga uniformat blu asnjë prej tyre, sipas pershkrimit fizik, nuk ishte banor i fshatrave të komunës së Bushatit dhe nuk ishin parë më parë në këtë zonë. Grupi që ka kryer aktin ka qenë i mirëorganizuar dhe i parapërgatitur duke disponuar të gjitha mjetet e nevojshme.
Fshati Vrakë popullohet rreth 90 përqind nga minoriteti serbo-malazes. Ai ndodhet vetëm 20 kilomtra larg pikës kifitare të Hanit të Hotit. Banorët e tij janë vendosur në Vrakë rreth viteve 1850, pas një marrëveshje midis Bushatllinjve të Shkodërs dhe knjazit të Cetinjës, Njegoshi. Ata kurrë nuk u shkrinë me popullsinë vendase, por ruajtjen traditën, kulturën, gjuhën e tyre dhe kurrë nuk kanë lidhur martesa me vendasit. E ndërsa i rezistuan asimilimit, fill pas hapjes së kufinjve, kishat e Vrakës u rikonstruktuan me ndihmën e fondeve të lëvruara nga shoqata dhe fondacione serbe.
Po në vitin 1990 janë larguar nga fshati masivisht dhe janë vendosur në kryesisht në Malin e Zi, Serbi dhe Kosovë, duke u ofruar toka, por i strehuan në kazerma kolektive ushtarake të braktisura, madje i ndanë burrat e gratë. Të zhgjënjyer nga trajtimi ekonomik në republikat ish-Jugosllave, u rrkthyen sërisht në Shqipëri. Edhe pse bënë kërkesë për shtetësi jugosllave, askujt prej tyre nuk iu dha kjo.
Gazeta Express
Shtuar më 13/01/2006, ora 14:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori