Kryetarja e Kuvendit Topalli viziton deputetet greviste
Pëlqej
Albeu.com
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar sot me dhjetë deputetët grevistë, të cilët prej 5 ditësh protestojnë kundër miratimit të kodit të ri zgjedhor. Gjatë takimit, Topalli u interesua për shëndetin e deputetëve.
Kryetarja Topalli kontaktoi disa herë me Ministrinë e Shëndetësisë, që përveç ekipit të mjekëve që kanë qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit, të vijnë dhe ekipe mjekësh të specializuar për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore".

Për këtë qëllim, znj. Topalli shprehu interes që brenda mjediseve të Kuvendit të krijohen kushte, duke filluar nga vendosja e shtretërve, për ata deputetë të cilët kanë paraqitur probleme me shëndetin.
Shtuar më 15/11/2008, ora 04:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori