Kryetari Rugova dhe kryeministri Kosumi përgëzojnë qytetarët me rastin e 6 vjetorit të hyrjes së t
Albeu.com
Me rastin e 6-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka përgëzuar qytetarët, komandatin e KFOR-it dhe ushtarët e tij.“Dita e 12 qershorit, pra Dita e Lirisë së Kosovës, është një ditë e madhe që e siguroi qenien tonë nacionale e njerëzore dhe të ardhmen më të lumtur për të gjithë ne”, thuhet në mesazhin e presidentit Rugova. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për sakrificën e tyre dhe ndihmën në ruajten e paqës dhe sigurisë në Kosovë. "Dita e 12 qershorit është ditë e lirisë së Kosovës, është ditë e shënuar në historinë e re të Kosovës që shënoi përfundimin e shtypjes dhe represionit serb në Kosovë dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë", thuhet mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Kosumi. rtk
Shtuar më 13/06/2005, ora 02:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori