Kryetari i PD-së Mat, tender për Safet Gjicin (FOTO LAJM)

Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime të Matit është kryetari i PD-së për këtë qark, Arjan Lika dhe ky i fundit dy vite më parë ka zhvilluar një tender për ruajtjen e objekteve të shoqërisë anonime ku fitues është shpallur firma e Safet Gjicit, pronarit të klubit sportiv Kukësi.

Tenderi daton më 17 maj 2017, kohë në të cilën Gjici ishte nën ethet e garës për deputetët i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Kompania e tij shpallet fituese e tenderit me një vlerë afërsisht 8 milionë lekë, ku pjesëmarrëse ishin dhe gjashtë kompani të tjera.

Oferta e dhënë nga kompania fituese, pra Gjici, ka qenë e njëjtë në vlerë me atë të tre kompanive të tjera, por ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime e Matit ka zgjedhur të shpallë fitues pikërisht Gjicin. Kontrata është lidhur më 17 maj 2017 nga kjo ndërmarrje që drejtohet nga demokratët.

Një ditë më parë kompania e Safet Gjicit, “Eurogjici” u vu në qendër të mediave, pas akuzave që bëri zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ndaj tij për përiftim tenderash të paligjshëm nga OSHEE Dibër.

Zhupa akuzoi se qeveria po menaxhon paratë e shqiptarëve duke i lënë në duart e funksionarëve të saj, por nga këto dokumente duket qartë se demokratët kanë përzgjedhur po të njëjtën kompani.

Qytetarët e Matit denoncojnë se ujësjellësi i tyre është në mëshirë të fatit dhe nuk ruhet me roje, ndërkohë që në çdo moment kërcënohet nga vandalizmi duke rrezikuar dhe furnzimin me ujë të pijshëm të këtyre banorëve. /tirananews.al
Shtuar më 11/03/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori