Kryetari i PD-se, Berisha, sulmon Ramen per dhunim te prones private
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka sulmuar dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama per dhunim te prones private. Lideri i demokrateve u premtoi ndihme juridike te gjithe qytetareve qe u eshte shkaterruar prona private dhe qe nuk u eshte zhdemtuar nga bashkia. Kjo ndihme juridike do te konsistoje ne ngritjen e nje padie penale per bashkine. "Nje numer i caktuar qytetaresh te Tiranes kane denoncuar pushtimin, dhunimin, tjetersimin e prones ne thyerje flagrante te Kushtetutes nga Bashkia e Tiranes" u shpreh Berisha. Sipas tij, shume prej qytetareve te prekur nga nje fenomen i tille kane depozituar dokumentacionet e pronesise ne seline blu. "Dokumentet e sjella jane te pakontestueshme dhe vertetojne se bashkia po perdor standarde staliniste antikushtetuese ne trajtimin e prones se tyre" vijoi kreu i demokrateve. Vendimi?! Lideri i opozites Berisha beri te ditur qe vendimet te cilat kane sjelle si rezultat prishjen e prones private te qytetareve, dhe mbi te gjitha moszhdemtimin e saj, nuk jane marre nen asistencen e komisioneve perkatese te ngritura per keto ceshtje. "Konfiskim pa asnje zhdemtim; eshte bere pa marre mendimin e komisioneve perkatese dhe pa respektuar asnje procedure ligjore", tha Berisha. Ai beri te ditur se per keto shkelje Keshilli Bashkiak i Tiranes do te kete nje mbledhje urgjente. "Keshilli Bashkiak do te mblidhet me urgjence per te analizuar kete situate te krijuar, sikunder PD-ja po ofron ekspertizen per te ndihmuar keta qytetare per te hapur padi penale ndaj Bashkise". BG&R Kreu i selise blu reagoi edhe ndaj kritikave te bera nga Partia Socialiste per marreveshjen e nenshkruar se fundmi nga PD-ja me kompanine amerikane e cila ka marre persiper zhvillimin e fushates elektorale te PD-se. "Une u lidha me kompanine dhe ata me thane se ky eshte sindromi normal i humbesit, prandaj nuk ia vlen, me thane, se ne e kemi parashikuar. Kjo eshte shembelltyra e atij qe humbet", deklaroi Berisha. Ai sqaroi edhe nje here se parate per punen qe do te beje BG&R, do te sigurohen nga anetaret e nendegeve te kesaj partie. "Kjo parti ka percaktuar nje tager per te 100 nendeget e saj dhe une kete e kam bere transparente me kohe", u shpreh Berisha. Sipas tij, kjo tager varion sipas zones ku ndodhet nendega, pra nuk do te jete e njejte per te gjitha qytetet. Kjo tager do te jete me e larte ne Tirane, Durres, Vlore, por me e vogel ne qytetet te cilat e kane nivelin e te ardhurave shume te ulet. (Gazeta Shqiptare)
Shtuar më 26/03/2005, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori