Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav
Sheshel kërkon që
ushtria serbe të futet në Kosovë. Duke folur për ndalimin që Prishtina u bëri zyrtarëve të lartë të shtetit serb për të hyrë në Kosovë, ai u shpreh se
ushtria duhet të hyjë në Kosovë.
“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që
ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha
Sheshel, shkruan Ekspres.
Sheshel tha më tej se pajisja e
Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.
“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet” tha
Sheshel. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi.
Pak javë më parë ishte presidenti serb Vuçiç, që kërcënoi me luftë në Ballkan, kur tha se konflikti në Kosovë është i ngrirë si në zonën e Karabakut, çka solli reagime të forta nga Tirana dhe Prishtina.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 21:23