Shkrumbohet nga flakët ndërtesa 48 katëshe në Dubai (FOTO LAJM)

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesa 48-katëshe në Dubai, ndërsa njerëzit janë parë të tmerruar duke bërtitur, teksa përpiqeshin të shmangin mbetjet që binin.

Sipas medieve të huaja, zjarri shpërtheu në qytetin Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk është akoma e qartë se sa njerëz ishin brenda ndërtesës në atë kohë.

Ndërtesa e banimit Abbco në zonën Al Nahda, e cila ka 48 kate, u përfshi nga flakët dhe shkaku i zjarrit nuk dihet deri më tani.

Ndërkohë disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë flakën shkatërruese që përfshinë ndërtesën, e cila ndodhet 17 milje në veri të Dubai.


Shtuar 6.05.2020 06:36