Kryetari i Kushtetueses, ja kandidatët
Një ditë më parë Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kërkoi krerëve të grupeve parlamentare këshilla për kandidaturat e mundshme për kreun e Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Bashkim Dedjas.


Kreu aktual Dedja, referuar Kushtetutës e ka të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që mandatin në krye të këtij institucioni e ka marrë me votat e të djathtës në mazhorancë.

Sipas shqiptarja.com, krahas kandidaturës së tij për të drejtuar dhe një mandat tjetër Kushtetuesen është dhe kandidatura e anëtares së kësaj gjykate Vitore Tusha, e anancuar më parë dhe si një kandidaturë që mund të pranohej nga opozita e atëhershme si presidente konsensuale, por që nuk u propozua, por dhe anëtari tjetër Sokol Berberi pa përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-kreut të Kushtetueses Vladimir Kristo, në krye të institucionit, ndërkohë që para Dedjes kishte refuzuar të pranonte një mandat të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori