Kryetari i FRPD uron të rinjtë socialistë: Mos ndiqni modelin e shefit tuaj
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka uruar të rinjtë e Forumit Rinor Socialistë të Shqipërisë në ditëlindjes e 24 të saj. Përmes një deklarate për mediat, kreu i FRPD ka thënë se të rinjtë socialistë, nuk duhet të ndjekin modelin e pasurimit të shpejtë përmes vjedhjes.

"Urimet më të mira për të rinjtë e PS në këtë përvjetor! Sot, të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për tu maturuar e për të dhënë sinjale të forta, se kanë tjetër model nga ai që predikon të kundërtën e asaj që bën.

Të tregojnë sot se modeli i tyre nuk është inkriminimi masiv e korrupsioni i shtrirë masivisht. Nuk ka si të jetë ndotur ideali i të rinjve socialitë nga këto vite të mbrapshta që kanë injektuar me dhunë modelin e arrivizmit, e pasurimit të shpejtë, e kacavjerrjes në poste, duke shkelur mbi parime e normat morale.

S’mund të jetë për ta model, kapja e forumit, për të kapur traun e doganës, e për të kapur karrigen e ministrit e kryetarit të bashkisë, thjesht e vetëm për para e pushtet.

Të rinjtë socialiste duhet t'ia mbërrijnë sa më shpejt ditës, për tu bërë diga e ndërgjegjes së prishur nga shefi i tyre, të ngrenë zërin për vendin e të ardhmen e tij, e jo të kthehen në dekor sallash që mbushen me urdhër.

Unë e di që ka ende shpresë, se ka mes të rinjve socialistë shumë syresh që janë gati të marrin në dorë fatet e forcës së tyre politike, jo duke rendur pas intrigave të ulëta e përkuljes me çdo kosto, por duke ndjekur standarde europiane". /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2016, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori