Ku ndodhen fëmijët që babai u vrau nënën dhe tezen
Disa ditë pas krimit makabër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare, kryetari i bashkisë së Ballshit tregon detaje të tjera rreth ngjarjes.

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e keqe financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara.

Kapllanaj thotë se të gjithë banorët e zonës janë të shokuar për ngjarjen, ku të vrara mbetën Gentiana dhe Merisa Caushi.

Kryebashkiaku tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.

Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u dërguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

“Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur", tha ai.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi gjendjen e familjarëve të dy motrave të vrara vetëm ditën e dytë të vitit 2019.

“Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit."

Debati nisi gjatë drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit


Shtuar më 08/01/2019, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori