Kryetarët e komuniteteve fetare në Shqipëri nënshkruajnë të parën deklaratë publike t&eu
Pëlqej
Albeu.com
Kryetarët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri, atij katolit, ortodoks, mysliman dhe bektashi, nënshkruan sot (e Premte), në prani të Kryeministrit të Shqipërisë...Kryetarët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri, atij katolit, ortodoks, mysliman dhe bektashi, nënshkruan sot (e Premte), në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, Deklaratën e Angazhimeve të Përbashkëta Morale, në sajë të bashkëpunimit me Konferencën Botërore "Fetë për Paqe".
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij, Anastasi Janullatos, Shkëlqesia e Tij, Monsinjor Rrok Mirdita, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Haxhi Selim Muça nënshkruan të parën deklaratë publike, ku angazhohen
për vazhdim dhe promovim të një atmosfere paqësore brenda komuniteteve fetare, duke u theksuar klerikëve se "predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare".
Në prani të delegacioneve fetare tradicionale të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të Trupit diplomatik në Tiranë, akademikë e drejtues të organizatave ndërkombëtare, Kryeministri Nano e cilësoi si "një ditë të rëndësishme të drejtuesve të komuniteteve të shquara fetare në Shqipëri".
Më tej, Kryeministri Nano shtoi se "kjo ditë vjen jo vetëm në traditën dhe themelin e qytetërimit tonë kombëtar, por dhe në kohën e duhur, në kohën e ripërtëritjes dhe konsolidimit të institucioneve të lirisë së besimit, në një hap me zhvillimin e
shoqërisë sonë demokratike e civile dhe me konsolidimin e shtetit ligjor dhe të marrëdhënieve të Shqipërisë, në botën e qytetëruar".
Emyli Krunic, drejtore Rajonale e Konferencës Ndërkombëtare "Fetë për paqe", tha se "është një fakt i njohur që komunitet fetare të Shqipërisë kanë vuajtur shumë për katër dekada, por pavarësisht nga këto vështirësi, gjithësesi komunitetet fetare në ishin në gjendje të krijonin një traditë mirëkuptimi shumë tolerant".
Për arritjen e këtij nënshkrimi historik, Konferenca botërore "Fetë për paqe" me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Gjermane ka punuar më se 1 vit në partneritet me komunitetet fetare të Shqipërisë, për të përgatitur një platformë të që do
t'u japë atyre mundësinë të flasin me një zë të përbashkët. Konferenca botërorore "Fetë për paqe" është organizata botërore më e madhe e koalicionit të dhëheqësve fetarë me 55 degë të saj në të gjithë botën.
24-ore.com
Shtuar më 18/03/2005, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori