Kryesimi i KiE, Shqipëria nën moton "Të Bashkuar në Diversitet"
Ministri Edmond Haxhinasto ka paraqitur para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iniciativat e ndërmarra që nga fillimi i Kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave.

Sipas Haxhinastos, një prej prioriteteve kyçe të Kryesisë shqiptare, nën moton "Të Bashkuar në Diversitet", do të jetë promovimi i tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë.

“Siç është vërejtur gjatë një debati të zëvendës ministrave, angazhimi i Shteteve anëtare për të mbështetur këto vlera është i një rëndësie të madhe, në një kohë kur kriza e vazhdueshme ekonomike në Evropë ngre tensione dhe frikë, në veçanti duke ndikuar tek ata që padrejtësisht perceptohen si një kërcënim për mirëqenien e shoqërive tona. Të gjithë ne mund të kujtojmë stigmatizimin e emigrantëve dhe thirrjet për urrejtje e dhunë, që shpeshherë ndodhin në arenën politike” theksoi Haxhinasto.

Gjithashtu Haxhinasto ka theksuar se si një vend me një histori të gjatë shekullore të tolerancës dhe multikulturalizmit, Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje të mundshme gjatë kryesimit të saj për të promovuar shoqëritë tolerante dhe të hapura në Evropë. “Në këtë kuadër, ne po presim me padurim për të drejtuar "Shkëmbimin mbi dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor" të Këshillit të Evropës për vitin 2012, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 shtator 2012 në qytetin bregdetar të Durrësit” shtoi Haxhinasto. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori