Kryesia rrëzon Patozin, s’ka shtyrje të zgjedhjeve në PD
Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur vetëm pak më parë mbledhjen me dyer të mbyllura për të caktuar garën për kreun e ri të kësaj force politike.

Mbledhja drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani si dhe nga dy nënkryetarët Edi Paloka e Edmond Spaho.

Mediat raportojnë se Edi Paloka mësohet të këtë thënë se në garë për kreun e PD janë 8 kandidatura dhe ai ka propozuar që të shkohet vetëm me dy, Bashën dhe Selamin.

Kjo pasi kriteret i kane plotesuar vetëm Basha dhe Selami per te qene ne gare, ndërsa 5 të tjerë janë skualifikuar.

Në mbledhje kanë munguar Jorida Tabaku, Genc Ruli si dhe Ridvan Bode. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori