Kryesia e re PS, jashtë kundërshtarët
Partia Socialiste mund të ndryshojë emrat që drejtojnë kyesisinë e kësaj force politike nga e cila duket se do të lihen jashtë disa nga emrat që prej vitesh kanë dalë haptazi kundër qëndrimeve të partisë.

Sipas gazetës“Shekulli”, pak ditë përpara miratimit të anëtarëve të Kryesisë, ka nisur diskutimit për emrat që do t’i propozohen Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë pritet të ndryshojë numri i anëtarëve të kryesisë nga 16 në 25.
Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për këtë gazetë se Rama ka ndërmarrë një seri takimesh individuale për të diskutuar mbi emrat që do t’i propozohen Asamblesë Kombëtare për miratim dhe deri tanë është krijuar një slitë paraprake. Ndërkohë që në këtë listë nuk bëjnë pjesë disa prej anëtareve të kësaj partie të cilët kanë dalë kundër politikës së ndjekur nga Edi Rama. Mësohet se mungon në këtë listë Andis Harasani dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami.

Krahas largimit të dy pjesëtarëve që njihen si anëtarët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS, edhe të tjerë persona nuk do të propozohen për t’u rizgjedhur në struktura. Saemira Pino dhe Eva Allushi nuk do t’i paraqiten si kandidatura Asamblesë Kombëtare. Ky hap do të ndiqet edhe sekretaren e Shoqërisë Civile dhe Shanset e Barabarta në PS, Edlira Haxhiymeri. Të tria këto anëtare kohët e fundit kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ndërsa dy anëtarët e tjerë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Ben Blushi dhe Arben Malaj, do të jenë pjesë e listës që do të paraqitet nga Edi Rama. Burime nga PS pohuan se mund të largohen edhe persona që kanë më shumë se 20 vjet në PS, por që vitet e fundit nuk kanë dhënë gjë për partinë. /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2011, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori