Kryesia e PS: KPD te mblidhet ne 17 shtator, Kongresi i jashtezakonshem brenda 8 tetorit
Albeu.com
Kryesia e Partise Socialiste, pas nje mbledhjeje te zhvilluar per rreth 4 ore vendosi qe data 17 shtator te jete dita kur do te mblidhet Komiteti i Pergjithshem Drejtues i cili do te vendose per procedurat e zgjedhjes se kryetarit te ri te partise.Gramoz Ruci beri te ditur sot ne nje konference per shtyp detajet per mbledhjen e KPD si dhe per Kongresin e Jashtezakonshem. "Partia dhe Selia e saj do te therrase Kongresin e Jashtezakonshem te PS-se brenda 8 tetorit. Ne kongres do te operohet per ndryshimin e statutit te partise, percaktimi i rregullave dhe udhezimeve te qarta sipas parimit nje anetar nje vote. Ky kongres do te administroje kandidaturat per kryetar te PSSH dhe do te degjoje platformen qe kandidatet do te shpalosin. Kryesia vendosi qe kandidatet per kreun e PS te kryejne fushate ne tere Shqiperine per t'i lene me pas vendit nje kongresi te dyte nga i cili do te zgjidhet kryatari i PS dhe sekretari i Pergjtihshem".

Sipas Rucit edhe postet e krereve te PS-se ne rrethe ashtu sikurse dhe vete kreu i PS-se, te zgjidhen sipas parimit "nje anetar, nje vote", nderkohe qe per postin e kreut te partise deri tani eshte shpallur vetem kanidatura e kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama. Nderkaq socialistet vendosen qe per sektoret e partise, anetaret e rinj te KPD-se si dhe per statusin e partise te vendoset ne kongresin e zakonshem te dhjetorit. news24
Shtuar më 13/09/2005, ora 23:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori