Kryesia e Partise Socialiste jep doreheqjen ne bllok
Albeu.com
Kryesia e Partise Socialiste ka dhene sot ne mesdite doreheqjen ne bllok. Doreheqja e anetareve te kryesise u dha dy dite pas perfundimit te Kongresit qe zgjodhi kryetar te socialisteve Edi Ramen dhe Sekretar te Pergjithshem, Pandeli Majkon."Pas lenies se mandatit nga anetaret e kryesise, Komiteti i Pergjithshem Drejtues duhet te zgjedhe menjehere kryesine e re. Vendimarrja te kryhet nga kryetari i partise dhe Sekretari i Pergjithshem i PS dhe KPD", eshte shprehur kreu i PS, Edi Rama, ndersa ka falenderuar anetaret e kryesise per solidaritetin. Data e mbledhjes se KPD-se ende nuk eshte vendosur.
Shtuar më 11/10/2005, ora 21:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori