Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Kryesia e LDK-se ne Kline ende nuk ka vendosur per oferten e PDK-se
Albeu.com
Kryesia e Degës së LDK-së në Klinë të premten në mbrëmje nuk ka arritur të marrë vendim nëse do ta pranojë ofertën e PDK-së për bashkëqeverisje. “Ende nuk është vendosur asgjë, negociatat vazhdojnë”, ka thënë Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në Klinë.
Kjo mbledhje ishte thirrur pikërisht për këtë gjë, por vendimi për marrëveshje me PDK-në nga ana e LDK-së nuk është bërë mbrëmë për shkak se kryesia nuk ka qenë komplet. Grupet e LDK-së dhe të PDK-së, pas konsultimeve që kanë zhvilluar këtë javë, janë pajtuar parimisht për bashkëqeverisje. Kjo konfirmohet nga sekretari i Degës së PDK-së në Klinë, Esat Rraci, i cili pohon se është arritur në parim marrëveshja për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së. Sipas tij, kjo marrëveshje është arritur në pajtueshmëri të plotë në mes të dy palëve. “LDK-së i është ofruar posti i kryesuesit të komunës dhe tri drejtori, por me kusht që numri i drejtorive të rritet nga 8 sa është në 11”, ka thënë Rraci. Të shtunën Rraci ka thënë se nuk kanë marrë ende një përgjigje nga LDK-ja. “ Kjo është krejt çka mund t`i ofrojmë LDK-së, nuk lëkundemi nga oferta jonë”, ka thënë ai. Por ai thotë se grupi i LDK-së i përbërë nga Fadil Gashi, Lekë Prënaj dhe Refki Krasniqi, kanë pranuar ofertën e PDK-së për bashkëqeverisje dhe tash ka mbetur të vendosë Kryesia e Degës së LDK-së në Klinë.
Shtuar më 07/02/2010, ora 03:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori