Kryesia e Kuvendit shpall konkursin për himnin e Kosovës
Albeu.com
Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të Presidentit dhe Kryeministrit ka marrë vendim që nesër ta shpallë konkursin për himnin e shtetit të Kosovës.kjo u bë e ditur pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar rendi i ditës për seancën e të premtes. "Ne kemi një kërkesë nga Presidenti dhe Kryeministri për të shpallë konkursin, por me përkrahjen e komisionit për simbolet sot duhet t'i definojmë disa çështje dhe nesër Kryesia e Kuvendit do të marrë vendim për ta shpallë konkursin për himn", theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ndërkaq për ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit të cilat qeveria e Kosovës i ka miratuar mbledhjen e fundit, kryeparlamentari Krasniqi u shpreh se nëse ato arrijnë në Kuvendi brenda ditës, mund të miratohen në procedur të përshpejtuar të mërkurën dhe të enjten. "Ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit nëse vijnë nesër, ato do të shkojnë në procedura të përshpejtuara siç i kemi miratuar më herët", tha Kraniqi. Ai tha se ligjet e pakos së Ahtisarit nuk hyjnë në fuqi pas shkuarjes së UNMIK ut, por ato hyjnë në fuqi pas miratimit të Kushtetutës së ardhshme të Kosovës që pritet të miratohet brenda muajit. Në seancën e radhës që do të mbahet të premten, deputetët do të shqyrtojnë dhe miratojnë plotësimin e komisionit të medieve me dy anëtarë, pastaj miratimin e komisionit për regjistrimin e popullsisë, regjistrimin e banesave, emërimin e drejtorit të Bankës së Qendrore të Kosovës si dhe rekomandimi Komisionit për Buxhet dhe Financa për raportin e organit rregullativ të prokurimit publik, rekomandimin e e Komisoinit për Buxhet dhe Financa për ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvend etj. (qik)
Shtuar më 10/03/2008, ora 21:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori