Kryesia e Kuvendit procedon emerimin e Bajram Kosumit per kryeminister
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Kryesia e Kuvendit te Kosoves pranoi sot propozimin e Kryetarit Ibrahim Rugova per kryeministrin e ri te Kosoves, Bajram Kosumin.PRISHTINE - Kryesia e Kuvendit te Kosoves pranoi sot propozimin e Kryetarit Ibrahim Rugova per kryeministrin e ri te Kosoves, Bajram Kosumin, perderisa brenda dites pritet qe kandidati per kryeminister te paraqese listen e ministrave te kabinetit qeveritare. Nderkaq se a do te votoje grupi parlamentare i PDK-se kjo do te vendoset diten e merkure, shprehet Xhavit Haliti, anetar i kryesise se Kuvendit nga PDK-ja. Mbledhja e sotme e kryesise se Kuvendit eshte e para qe nga doreheqja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dorezimi i tij vullnetar ne Gjykaten e Hages. Kryesia e Kuvendit te Kosoves ne mbledhjen e sotme me konsensus te plote ka vendosur qe ne seancen e ardhshme te behet emerimi i kandidatit te propozuar per kryeminister Bajram Kosumi. Anetari Kryesise se Kuvendit nga AAK-ja Naim Maloku, shpreson se procesi do te rrjedh pa ndonje problem. Edhe Fatmir Sejdiu, anetari i kryesise se kuvendit nga LDK-ja, ka vleresuar se ne seancen e ardhshme Kuvendi do te votoje per zgjedhjen e kryeministrit dhe se lista e kandidateve te kabinetit qeveritare do te behet e ditur brenda dites.
Shtuar më 21/03/2005, ora 20:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori