Kryesia e Kuvendit hedh poshten idene per thirrjen e seances urgjente per Rezoluten e Kosoves
Albeu.com
Kryesia e Kuvendit te Kosoves nuk e ka miratuar kerkesen e grupeve parlamentare per thirrjen e nje seance urgjente, ne te cilen do te miratohej Rezoluta qe do te rikonfirmonte vullnetin e popullit te Kosoves per shtet te pavarur e sovran.Pas takimit te sotem, Kryesia ka konkluduar se teksti i rezolutes, pavaresisht se eshte nenshkruar nga te gjitha grupet parlamentare, ende nuk eshte harmonizuar qe te procedohet per miratim. Kjo per arsye se 2 komisionet e ngarkuara per kete harmonizimin e tekstit, kane dhene disa rekomandime dhe tani paraqiten 2 versione, e jo nje version unik i Rezolutes. Nderkohe anetaret e Kryesise nga pozita dhe opozita shprehen qendrime te ndryshme rreth kesaj ceshtjeje.

"Dy komisionet qe jane ngarkuar per te shqyrtuar kete ceshtje, komisioni Parlamentar per Bashkepunim Nderkombetar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai per gjyqesi, legjislacion dhe kornize Kushtetuese, kane dhene disa rekomandime, dhe tani jane ekzistente 2 tekste te rezolutes, qe para se te kaloje per diskutim ne Kuvend duhet te harmonizohet ne nje dokument unik", theksoi anetari i kryesise se komisionit nga AAK, Naim Maloku.

Mbledhjes se kryesise i ka paraprire pak minuta me pare edhe nje takim i shefit te UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe kryetarit te Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci. Petersen deklaroi pas takimit se ceshtja e rezolutes ka mbetur ne dore te Parlamentit. Ai riperseriti se ky eshte nje moment i rendesishem per Kosoves pasi po ecet drejt bisedimeve per statusin, duke i kerkuar parlamentit qe edhe ai te jete i involvuar ne kete proces. RTK/EL
Shtuar më 11/10/2005, ora 21:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori