Kryeprokurorja e Hages, Del Ponte: Jo perfshirjes se Haradinajt ne politike
Albeu.com
Vendimi i gjykates se Hages ne baze te te cilit ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj i lejohet te angazhohet ne jeten politike eshte shoqeruar me deklarata te kunderta nga zyrtare te larte te Hages dhe SHBA. Kryeprokurorja e gjykates se Hages, Karla del Ponte nuk eshte dakort me vendimin e kolegjit gjyqesor te gjykates se Hages per pjesmamarrjen e Haradinajt ne politike. Ajo ka kerkuar leje per te paraqitur nje ankese prane ketij kolegji. Keshtu ka deklaruar sot per agjencine e lajmeve Beta zedhenesja e kryeprokurores, Florans Artman.

" Nuk mund te pranojme aplikimin e rregullave te dyfishta per shkak se ka dhe politikane te tjere te akuzuar per krime lufte, per te cilet ceshtja e paraqitjes ne publik as qe eshte shtruar. Kryeprokurorja nuk eshte dakort me vendimin dhe do te kerkoje leje per paraqitjen e nje ankese" tha Artman. Ajo ka rikujtuar se Prokuroria ka kundershtuar lirimin e Haradinajt deri ne fillimin e gjykimit ashtu si dhe lejimin per paraqitjet ne publik.

Nderkaq zevendessekretari i departamentit amerikan te shtetit Nikola Burns gjate nje interviste dhene per BBC eshte shprehur se ceshtja "Haradinaj" nuk mund te krahasohet me ceshtjet e Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic. "Haradinaj u vetedorezua ne Hage, cka i lejoi atij te rikthehej ne shtepi deri ne fillim te procesit gjyqesor, nderkohe qe sjellja e Karaxhic dhe Mlladic nuk eshte aspak patriotike, perderisa ata po mbajne peng te gjithe serbet", theksoi Burns

Ne arsyetimin e vendimit te gjykates te Hages, nder te tjera thuhet se Ramush Haradinajt i lejohet paraqitja publike dhe pjesemarrja aktive ne politike ne ate mase qe UNMIK-u mendon se eshte ose do te jete e rendesishem per zhvillimin e situates politike dhe te sigurise ne Kosove, per te cilen gje UNMIK-u paraprakisht miraton kerkesen e te akuzuarit per te zhvilluar keto aktivitete. Elona Mamushi, BW
Shtuar më 14/10/2005, ora 01:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori