Kryeprokurori Sollaku: Pranga kush perdor certifikata false ne 3 korrik
Albeu.com
TIRANE - Personat qe do te perdorin certifikata false per te votuar me 3 korrik, i pret burgu.Vjedhja e rreth 10 344 certifikatave duket se ka detyruar Prokurorine e Pergjithshme, dy dite para zgjedhjeve parlamentare te marre masa te rrepta per garantimin e procesit te votimit konform ligjeve. Per kete arsye, kryeprokurori Theodhori Sollaku ka urdheruar te gjithe vartesit e tij ne prokurorite e rretheve si dhe policine gjyqesore qe te arrestojne µ_ person qe do te perdore diten e votimit certifikata te falsifikuara. Ne rast se do te kete precedente te tilla, hetuesit jane urdheruar qe te procedojne me perparesi dhe te kerkojne ne gjykate denime me burg per cilindo qe do te kapet me certifikate false. Kodi Penal parashikon per personat qe perdorin dokumente identifikimi te falsifikuara denime qe variojne nga gjashte deri ne kater vite burgim si dhe gjobitjen me 1 milione leke. Ky urdher i daluar dje nga zyra e kryeprokurorit ka per qellim qe te parandaloje perdorimin e certifikatave te falsifikuara diten e votimit. Po dje kryeprokurori i vendit ka urdheruar prokurorite e rretheve ku jane kosntatuar vjedhjet e certifikatave, qe te nisin procedimet penale ndaj zyrtareve qe kane patur per detyre te administrojne dhe te ruajne dokumentet e identifikimit. BW
Shtuar më 02/07/2005, ora 16:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori