Kryeprokurori Sollaku kryen levizjen ne detyre te disa prokuroreve
Albeu.com
Kryeprokurori Theodhori Sollaku ka bere disa levizje prokuroresh per me shume eficence ne luften kunder krimit.Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme, Perparim Vukaj emerohet ne Prokurorine e Korces, ndersa ka pasur me pare detyren e inspektorit te Task Forces ne Shkoder. Ndersa Vangjel Tanellari me detyre prokuror ne Korce, kalon ne organin hetimor te Durresit, per te dhene nje tjeter ndihme ne luften kunder krimit ne kete rreth. Ne organet e Prokurorise eshte rikthyer pas disa vitesh edhe Xhevat Hana. Ai eshte emeruar nga Sollaku ne detyren e prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme, ndersa me pare ishte ne detyren e keshilltarit te presidentit Alfred Moisiu. Po keshtu, me urdher te kreut te Prokurorise shqiptare, Ermira Garunja le detyren ne Prokurorine e Krimeve te Renda, per te qene pjese e ekipit te Prokurorise se Pergjithshme. Te gjitha keto levizje jane bere ne kuader te thellimit te luftes kunder krimit ne vend. Nderkohe, presidenti i Republikes ka nderuar me medaljen e mirenjohjes dy prokuroret Vangjel Riza dhe Osman Dashi, pas daljes se tyre ne pension. news24
Shtuar më 21/07/2005, ora 19:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori