Kryeparlamentari Berisha: Vendimi për pavarësinë- në kohën e duhur
Albeu.com
Kryeparlamentari Kolë Berisha, i siguroi sot qytetarët e Kosovës se institucionet vendore, në kohën më të përshtatshme dhe në momentin e duhur, bashkërisht edhe me miqtë ndërkombëtarë, do të kryejnë detyrën dhe obligimin që kanë ndaj popullit, duke e bërë pavarësinë e Kosovës. Këto komente, Berisha i bëri sot në Kuvendin e VII-të zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së.
Në praninë e shumë përfaqësuesve të rinisë nga LDK-ja,Partisë Reformiste Ora, Partive nga Maqedonia si BDI-ja dhe PDSh-ja kuvendi i Formit Rinor të LDK-së, po zhvillon punimet për drejtuesit e rinj të forumit. Me këtë rast, rinisë partiake iu drejtua kryetari i kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Berisha ka premtoi për angazhim të mëtutjeshëm në procesin për pavarësinë e Kosovës.

“Duke iu falenderuar presidentit tonë, dhe miqve tonë, ne do ta fitojmë edhe këtë luftë por tani jo me pushke por me dije, me politikë dhe diplomaci ne mënyrë që t’i kthejmë Kosovës imazhin që kishte dikur para botës”, tha Berisha.
Ndërkaq nënkryetari i LDK-së,Eqrem Kryeziu, me dozë humori u tha delegatëve të rinj se rinia do të jetë bartëse e proceseve dhe ndryshimeve historike.“Secili nga ju duhet të ketë ëndrrën e tij dhe po ashtu si forum duhet të keni ëndrrën tuaj, të ndërtuar me punë sepse vdtëm kështu do të mund t’i ndihmojmë LDK-së dhe Kosovës”, tha ai.

Kuvendi i Forumit të Rinisë së LDK-së po i vazhdon punimet për zgjedhjen e kryetarit të saj.
Shtuar më 07/07/2007, ora 21:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori