Kryenegociatori Ahtisari pritet ta paraqesë propozimin për statusin më 23 janar
Albeu.com
Burime pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës  thanë sot se propozimi do t'u paraqitet në të njejtën ditë si Prishtinës, edhe Beogradit.

Kryenegociatori Marti Ahtisari, pritet ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës më 23 janar. Burime pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës  thanë sot se propozimi do t'u paraqitet në të njejtën ditë si Prishtinës, edhe Beogradit.

{nl}

Zëdhënësja e kryenegociatorit Marti Ahtisari, i tha  Zërit të Amerikës, se  propozimi për statuin e Kosovës është formuluar tashmë, por palët e interesuara, Prishtina dhe Beogradi, ende nuk e dine. 

{nl}

Zonja Gjang, po ashtu nuk pranoi të konfirmojë datën kur kryenegociatori Ahtisari do të paraqesë propozimin, duke shtuar se   zoti Ahtisari në njoftimin e tij për shtyrjen, ka përmendur zgjedhjet serbe, por jo formimin e qeverisë së re serbe. 

{nl}

Propozimi i kryenegociatorit Ahtisari do të shqyrtohet më parë në Grupin e Kontaktit dhe pastaj do t’i dorëzohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Shtuar më 18/11/2006, ora 14:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori