Kryeminstri Çeku: Nuk ka kthim prapa nga pavarësia e Kosovës
Albeu.com
Këto komente kryeministri i bëri në një konferencë mbi integrimet evropiane në Prishtinë, në të cilën u theksua se pavarësia e Kosovës do të qartësojë në masë të madhe edhe raportet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha sot se nuk ka kthim prapa nga pavarësia e Kosovës dhe se pozicioni i Kosovës nuk ka qenë kurrë më i fortë në planin ndërkombëtar. Këto komente kryeministri i bëri në një konferencë mbi integrimet evropiane në Prishtinë, në të cilën u theksua se pavarësia e Kosovës do të qartësojë në masë të madhe edhe raportet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ndryshe, në Prishtinë po i vazhdon sot punimet tryeza me titull ”Përcaktimi i statusit të Kosovës –Ndikimi në procesin e Integrimit në BE, në të cilën po diskutohen për sfidat dhe politikat gjithëpërfshirëse të cilat Kosova duhet ti implementojë në rrugën drejt Integrimit Evropian. Rekomandimet e dala nga tryeza do t’i drejtohen Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve Evropiane në Bruksel.
Shtuar më 21/04/2007, ora 15:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori