Kryeministrja kroate “tërbon” serbët, përkrah Ngjelës bën shqiponjën dykrenare (FOTO LAJM)

Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar”, kështu e ka nisur statusin në rrjetet sociale avokati Spartak Ngjela i cili ka dëshmuar edhe njëher që “shqiponja” me duar sështë asnjë më shumë se një identitet për ne shqipëtarët dhe paqe për të tjerët.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Ngjela ka postuar një foto në të cilën shfaqet kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat, Stipe Mesiç, i cili ka qenë edhe president i ish Jugosllavisë, të cilët sëbashku bëjnë simbolin e “shqiponjës” me duar.

Ngjela e ka shoqëruar foton me një status të gjatë, në të cilin shkruan se shqiponjën e flamurit shqiptar e gjen kudo dhe kjo gjë do të vijojë.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:

Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar.

Ne këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane.

Dhe kjo do vijojë.

Ne fakt kjo kohë eshte koha e kësaj shqiponje dy - krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këto simbol.

Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër.

Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t'i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të mërzitur janë.

Të gjithë janë drejt fundit. Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes i parktheyshëm, tha dje Donald Trump.
Shqiponja dy krerësh ka marrë udhën e triumfit të saj.

Pas kësaj fotoje përditë do shihni sërish shqiponjën kastriotiane, ndërkombëtarisht të shfaqur me duar, si sfidën territoriale të mbi tetë milonë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik./albeu.com/


Shtuar më 28/01/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori