Tronditi Skraparin me breshëri të shtënash, si u kap 57 vjeçari pas 4 orësh në rrethim nga FNSH dhe RENEA

Përmes një deklarate, policia shprehet se “rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi Hekuran Hoxha, rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe Hoxha kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, gjë e cila ka ndodhur pas 4 orësh rrethim nga FNSH dhe RENEA. Bashkë me të është dorëzuar edhe vëllai, të dy me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.


Shtuar 29.04.2020 06:34