Kryeministria blindohet me skela hekuri një ditë para protestës (FOTO LAJM)

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita e Shqipërisë, duket se janë marrë të gjitha masat për të mos lejuar hyrjen në ambientet e Kryeministrisë.

Nga fotot e shpërndara në rrjet shihet se hyrja e insititucionit të Kryeministrisë është e rrethuar me skela hekuri dhe me rrjetë jeshile.

Ndërkohë mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen rreth 1300 forca policore si dhe shërbimet e zjarrfikëses e të ambulancës./albeu.com/
Shtuar më 15/02/2019, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori