Kryeministria, 350% më pak shpenzime
Albeu.com
Tri herë e gjysmë më pak janë shpenzimet operative që ka kursyer aparati i Këshillit të Ministrave, duke krahasuar muajin maj me muajin tetor të këtij viti. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp diferencën e shpenzimeve operative të muajit maj, periudhë ku qeveria drejtohej nga Fatos Nano dhe muajin tetor, ku qeveria Berisha premtoi përgjysmimin e shpenzimeve operative. Në muajin maj Nano kishte harxhuar 146 mijë USD, ndërsa Berisha 44 mijë USD.Tri herë e gjysmë më pak janë shpenzimet operative që ka kursyer aparati i Këshillit të Ministrave, duke krahasuar muajin maj me muajin tetor të këtij viti. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp diferencën e shpenzimeve operative të muajit maj, periudhë ku qeveria drejtohej nga Fatos Nano dhe muajin tetor, ku qeveria Berisha premtoi përgjysmimin e shpenzimeve operative. ”Unë vij para jush për të paraqitur rezultatet e shpenzimeve korrente të Këshillit të Ministrave për muajin tetor dhe krahasimin e tyre me shpenzimet e qeverisë së kaluar në muajin maj. Në krahasim me muajin maj shpenzimet për telefoninë fikse dhe mobile, për dieta brenda dhe jashtë vendit, karburante, mirëmbajtje automjetesh, energji elektrike, orë jashtë orarit, janë ulur nga 14,6 milionë, pra nga 146 mijë dollarë në 4,4 milionë lekë apo 44 mijë dollarë, pra jo 50 për qind siç e kisha parashikuar, por 350 për qind, pra 3 herë e gjysmë më pak se ç’ishin”, - tha dje Berisha. Kreu i ekzekutivit theksoi se shpenzimet korrente në administratën shtetërore shqiptare kapin shifrën rreth 220 milionë. ”Unë jam i vendosur që këto standarde, të tëra të kancelarive perëndimore, t’i thelloj më tej, t’i shtrij në të gjitha institucionet shtetërore për t’i shndërruar në standardet e qeverisjes shqiptare. Shuma 220 milionë nuk është një shumë kaq e madhe, por nuk është një shumë e vogël për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mbi të gjitha, rëndësi kryesore ka një kthesë, një ndryshim, një koncept krejtësisht tjetër, perëndimor, që duhet të instalohet në të gjitha hallkat e këtij shteti ndaj qëndrimit të parave të taksapaguesve shqiptarë. Unë ju siguroj ju se po punohet me përkushtim të madh për një platformë të gjerë, të gjithanshme, antikorruptive, e cila do t’ju bëhet me dije javët që vijnë”, - tha ai. Berisha shtoi se të gjitha këto masa bëhen me qëllim luftën kundër korrupsionit, që para së gjithash, sipas tij, është luftë kundër praktikave korruptive.”Këto praktika korruptojnë si ata që përfitojnë prej tyre, ashtu dhe ata që qëndrojnë indiferent ndaj tyre. Në kuadrin e luftës kundër këtyre praktikave, të bazuara në babëzi dhe korrupsion, unë, siç e dini, kisha premtuar gjatë fushatës elektorale përgjysmimin e shpenzimeve korrente në Kryeministri, prandaj dhe në fund të muajit shtator, këtu në Këshillin e Ministrave, së bashku me bashkëpunëtorët e mi vendosëm praktika të reja, një Kod të ri Etik të huazuar nga kancelari perëndimore, i cili bazohet në përdorimin korrekt të parave të taksapaguesve shqiptarë dhe jo shpërdorimin e tyre”,- tha Berisha. Kryeministri bëri publike dje për mediat edhe një tebelë të hollësishme të shpenzimeve në miliona lekë që janë bërë në muajin maj, duke i krahasuar me shpenzimet që janë bërë në muajin tetor. Në listën e këtyre shpenzimeve, nga të cilat është kursyer plot 102 milionë lekë të vjetra ose 102 mijë dollarë, janë përfshirë të gjitha shpenzimet për telefoninë fikse, për telefoninë celulare, për dieta brenda vendit, për dieta dhe udhëtime jashtë, shpenzime për karburant, për energji elektrike, për mirëmbajtje automjeti dhe për orët jashtë orarit të punës etj.
Nevila Perndoj

PASQYRA E SHPENZIMEVE OPERATIVE PËR MUAJIN MAJ DHE TETOR

Nr. Përshkrimi i shpenzimeve Muaji maj 2005 Muaji tetor 2005
1 Shpenzime për telefoninë fikse 4 204 749 2 039 245
2 Shpenzime për telefoninë celulare 1 731 659 736 301
3 Shpenzime për dieta brenda vendit 1 000 400 39 200
4 Shpenzime për dieta dhe udhëtime jashtë 2 003 90 106 149
5 Shpenzime për karburant 2 029 560 746 663
6 Shpenzime për energji elektrike 2 083 200 360 000
7 Shpenzime për mirëmbajtje automjeti 583 124 379 180
8 Shpenzime për orët jashtë orarit të punës 1 008 347 -

TOTALI 14 644 229 4 406 738
N. Perndoj, Shekulli
Shtuar më 06/11/2005, ora 17:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori