Shkodran Mustafi transferohet në Serie A, i bashkohet dyshes shqiptare

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkodran Mustafi ka gjetur skuadër teksa në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet si futbollist i Torinos në Serinë A.

29-vjeçari pas një eksperience jo të mirë 6 mujore te skuadra e Schalkes ku ranë dhe nga kategoria, nuk ishte me në planet e skuadrës gjermane dhe u largua në formën e lojtarit të lirë.

Eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka zbuluar se vizitat mjekësore të futbollistit shqiptar do të kryhen pasditen e sotme më pas do të vijë dhe zyrtarizimi.

Ish-futbollisti i Arsenalit bashkohet kështu me Etrit Berishën e Mërgim Vojvodën duke formuar një treshe shqiptare në Torino.


Shtuar 30.08.2021 17:28