Kryeministri Thaci u nis sot per SHBA
Albeu.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë ...... një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën “Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh”.
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori