Kryeministri Thaci pergezon qytetaret shqiptare per 28 Nentorin
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar.
Në telegramin e urimit të kryeministrit Thaç thuhet: “Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë. Pas përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, u krijua shteti shqiptar, duke zgjidhur pjesërisht një aspiratë të kombit tonë”.

Themelimi i shtetit shqiptar, thekson Thaçi, edhe pse kaloi nëpër sfida të rënda, ishte e arritur madhore në fillim të shekullit njëzet.

“Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari”, thuhet më tutje në telegramin e urimit të kryeministrit Thaçi.

“Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euroatlantike”, përfundon telegrami. (Telegrafi)
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori