Kryeministri serb dhe ai shqiptar sulmojnë komisionerin Hahn
Në një shkrim dedikuar samitit të Vjenës, mediat austriake kanë nënvizuar se kryeministri serb dhe ai shqiptar kanë sulmuar komisionerin Hahn. “Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe ai shqiptar, Edi Rama, përdorën podiumin në Vjenë për të sulmuar Komisionerin Hahn”.

Kështu shkruan portali austriak “Die Presse”. Në shkrim vihet re toni kritik për qëndrimin e mbajtur nga kryministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë. Sipas “Die Presse”, dy kryeministrat ballkanikë kanë sulmuar komisionerin gjatë fjalimit që kanë mbajtur në samit.

Portali vazhdon shkrimin duke cituar batutat të përdorura nga Rama dhe Vuçiç, që sipas ‘Die Presse’ janë një sulm i qartë ndaj komisionerit Hahn. “Ne nuk kemi ardhur posaçërisht në Vjenë për të biseduar me shoqërinë civile gjatë gjithë kohës", tha Rama.

“Por ne mund të themi atë çfarë mund të bëjë Komisioni Evropian”, i'u drejtua ai komisionerit, shkruan artikulli. Por komisioneri Hahn i'u kundërpërgjigj duke thënë që Rama mendon që BE-ja është një bankomat që shpërndan para. “Por BE-ja është më shumë se kaq, ajo është një lidhje me vlerat e përbashkëta”, u shpreh Hahn. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2015, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori