Kryeministri rus, Mikhail
Mishustin, ka thënë se është
infektuar me
koronavirus dhe se e ka njoftuar presidentin e Rusisë, Vladimir
Putin, për gjendjen e tij shëndetësore.
Duke folur në një takim,
Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit.
Putin e ka mbështetur propozimin e tij, raporton Reuters.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 1,073 vdekje./REL
Shtuar më 30/04/2020,
ora 19:58