Kryeministri Rama takohet me Philip Reeker dhe Mathew Palmer
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.

Ai i cilëson të dy këta persona, si miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve dhe njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, takime të tilla janë në garanci për Shqipërinë dhe shqiptarët, se rruga e tyre është vetëm Bashkimi Europian dhe partneri strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtuar më 26/09/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori