Update- Ashtu sikurse pritej, avioni i
Papa Franceskut ka mbritur ne
Rinas para orës 9. Ati i Shenjtë ka mbërritur në aeroport me nje avion te linjes Alitialia.
Ne
Rinas jane rreshtuar para avionit anetaret e qeverise dhe perfaqsues te Klerit katolik ne Shqiperi.
08:51-
Kryeministri Edi
Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij kanë mbërritur sot në
Rinas për të pritur
Papa Franceskun i cili pritet të zbresë në aeroport rreth orës 9.
Fillimisht Ati i Shenjtë do të ketë një bisedë të shkurtër formale me kryeminstrin
Rama dhe do të niset në Tiranë për vizitën zyrtare.
Papa është nisur nga Roma rreth orës 7 30. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014,
ora 09:21