Kryeministri Rama mbërrin në Pekin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Pekin. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, delegacioni shqiptar është pritur nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme.

Shefi i qeverisë shqiptare pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Kryeministri Rama ditën e enjte do të mbajë edhe një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori