Kryeministri Rama: Këto janë dy kategoritë e familjeve që nuk përfitojnë shtëpi
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama tha se familjet e prekura nga tërmeti do të ndahen në dy kategori të cilat nuk do t'i ndërtohet banesa, për shkak se problemi i strehehimit të tyre është adresuar më herët tek organizatat humanitare.

"Problematikat ku duhet të përqendrohemi është regjistrimi i familjeve të prekura. Dy kategori do jenë mirëkuptues, familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht.Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti. Për personat në kampe në hotele do bëhet përputhja me shtëpinë e tyre. Ata që janë aty si shkak i ankthit do trajtohen edhe me psikologë", tha Rama.
Shtuar më 30/11/2019, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori