Kryeministri sqaron deklaratën e Lu-së: “S’ka krim të organizuar filmash këtu”
Pëlqej
Kryeministri Rama i ftuar në News 24 sqaroi vec të tjerash edhe deklaratën e ambasadorit Donald Lu i cili tha se në Shqipëri ekzistojnë 4 familje mafioze që kontrollojnë 20 klane kriminelësh.

Kreu i qeverisë pranoi se në Shqipëri krimi ekziston, por sipas tij kurrsesi është “krim i organizuar filmash, apo si krimi i organizuar në Itali”.

Deklaratë e fortë për 4 familjet mafioze që kontrollojnë 20 klane

Krimi i organizuarShqipëri është i instaluar kohë më parë. Dhe është larg së qenit krimi i organizuar i filmave, i krimit italian. Nuk është aq i sofistikuar dhe i gjithëpushtetshëm, dhe ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta shkatërruar. S’po themi që s’do kemi më krim, se krim ka kudo, në Amerikë e kudo. Po të shihni shifrat e drogës në SHBA, janë marramendëse.

Marrëdhëniet me ambasadorin Lu?

Shumë të mira. Nuk jemi në afatet e vlerësimit, se presim të arrijmë disa rezultate të tjera. Pa SHBA dhe pa këtë, reforma në drejtësi dhe Vettingu, do ishte më vështirë të bëhej.
Shtuar më 14/11/2017, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori